
Rodrigo De Paul me shumë mundësi do të jetë lojtari që do të zëvendësojë Ivan Perisiç në merkaton e verës. Kështu raporton "Tuttomercato". Në fakt zikaltërit duket se e vuajnë lojën nga krahët në anën sulmuese.
De Paul është një futbollist argjentinas, i cili aktivizohet me skuadrën e Udineses në kampionatin italian. Në të shkuarën, 24 vjeçari ka luajtur edhe në Spanjë me Valencian, e ndërsa tashmë është "piketuar" për të luajtur në "San Siro" me Interin. Të shohim nëse do të kemi diçka konkrete në lidhje me këtë lajm nga ana e drejtuesve të klubit 18 herë kampion të Italisë.
Poll