
Marash Kumbulla vijon të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Qendërmbrojtësi i njohur i kombëtares shqiptare pritet të bëjë këtë verë hapin e madh në karrierë pasi shumë klube duan shërbimet e tij. Së fundmi dalin në dritë disa prapaskena që kanë të bëjnë vite më parë.
“Corriere dello Sport” bën me dije që Juventus e donte djaloshin shqiptar që para 2 vitesh. Por, babai i Kumbullës nuk pranoi dhe preferoi që i biri të rritej si lojtar te Hellas Verona. Kujtojmë që për shtatlartin janë të interesuar klube të Seria A, Premier League dhe Bundesligës.
Poll