
Jasir Asani ishte autori i golit të vetëm në ndeshjen 1-0 mes Partizanit dhe Apolonisë, në takimin e vlefshëm për Superioren. Menjëherë pas takimit, ka folur pikërisht lojtari i të kuqve, Asani. Ai shprehet i lumtru jo vetëm për gjetjen e rrjetës, por edhe për fitoren, që e dërgon klubin kryeqytetas në pozitën e parë.
"Unë mendoj se ndeshjen e filluam siç duhet, duke patur raste që në fillim. Bëmë një ndeshje të mrië, duke ditur që ata na kanë marrë pikë. Kjo fitore na duhej. E dinim që do jetë e vështirë ndaj tyre, pasi kundërsulmin e kanë vrasës, me lojtarë të rinj. Të shënonsh 9 gola me Partizanin nuk është pak. Besoj se nuk do e lëshojmë më vendin e parë dhe e kemi kualitetin e duhur. Ne e kemi treguar që jemi më të mirët.
Unë dua të luaj 90 minuta. Çdo lojtar e ka të vështirë të pranojë ndërrimin. Jam i lumtur që shënova dhe në fund morëm 3 pikë" - tha ai.