Paralelisht me 3 sfidat e sotme të javës së 21-ë të Kategorisë Superiore luhen dhe 5 takimet e javës së 16-ë të Kategorisë së Parë.
Vllaznia pret në shtëpi Shënkollin për t’u rikthyer te fitorja pas humbjes me Erzenin javën e kaluar 0-2, Dinamo kërkon të hedhë një hap pozitiv ndaj Ilirisë, ndërsa Besëlidhja sfidon Vorën.
Në grupin B, kryesuesit e Bylisit udhëtojnë në Pogradec për të marrë fitoren që do të siguronte shkëputjen me 4 pikë nga ndjekësit e Besës, kurse në Tomori luan sfidën direkte me Apoloninë në Berat.
Të gjitha takimet e ditës së diel do të zhvillohen në orën 14:00.