Njëri prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave Ronaldo (Fenomeni) është shtruar urgjentish në spital për shkak të problemeve në mushkëri. 41-vjeçari ndodhej në Ibiza të Spanjës me pushime dhe ka ndjerë shqetësime në frymëmarrje. Sipas mediave spanjolle, ai vuan nga pneumonia, sëmundje e rëndë që prek mushkëritë dhe ka efekte të rënda në shëndet.
Ai u transportua në një spital privat “”Can Misses” ku është vendosur nën trajtim intensiv. Deri më tani nuk ka të dhëna të tjera në lidhje me gjendjen e tij, pasi mjekët kanë vendosur t’i ruajnë “të dhënat sekrete”.
Futbollisti ka patur probleme me shëndetin gjatë gjithë jetës: dëmtimet e vazhdueshme në gju gjatë kohës që luajti si futbollist dhe mbipesha.
Pneumonia është sëmundje që shkaktohet nga faktorë të ndryshëm: si viruset, astma, konsumi i duhanit, diabeti, problemet në zemër, etj. Duhet thënë se është një sëmundje me pasoja fatale nëse nuk trajtohet në kohë dhe instensivisht.
“Fenomeni” ka fituar në karrierë dy “Topa të Artë” dhe 2 Kupa Bote, por ai do të mbahet mend për spektaklin në fushë dhe klasin madhështor që shfaqi me Barcelonën, Interin, Realin e Madridit dhe Brazilin.