
Pas
"dushit të ftohtë" në miqësoren ndaj Francës të humbur me shifrat 4-0,
kombëtarja e shpresave të Shqipërisë do të luajë sot takimin eliminator të Euro
2021.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Bushi do të presin në orën 16:00 në "Niko
Dovana" një kundërshtarë të fortë siç janë Austria U-21. Një rival tepër i
fortë ky për kombëtaren tonë, fakt që e tregon edhe klasifikimi i grupit 3.
Shqipëria ka grumbulluar vetëm dy pikë pas tre takimeve të para, ndërsa kundërshtari
i sotëm gjendet në kuotën e tre pikëve pas një takimi. Kujtojmë që grupi 3 udhëhiqet
nga Kosova u-21 me 6 pikë, ndjekur nga Turqia me 4 dhe Anglia me 3.
Kombëtarja U-21 e ka mundur pak vite më parë Austrinë në
shtëpi me shifrat 0-3. Asokohe ekipi drejtohej nga Skënder Gega. Ndërkohë,
Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi tifozët se hyrja në stadium do të jetë
falas.