
Bëhet fjalë pikërisht për Valdrin Rashicën, mesfushorin kosovar që erdhi te skuadra shkodrane për një provë së bashku me Ilir Avdylin. Ai dha disa shenja pozitive te trajneri Cungu, prandaj ky i fundit i kërkoi edhe disa ditë më shumë për të parë ecurinë e tij. Sipas shkodra.net gjithçka ka ndodhur prej një lejeje që Rashica ka kërkuar nga stafi teknik për të shkuar një ditë te familja e tij në Kosovë. Pikërisht këtë ditë mediat në Shqipëri shkruajtën që Rashica është larguar përfundimisht nga Shkodra, por në fakt nuk ishte e vërtetë. Ai pritej të rikthehej të hënën, por kjo s'ka ndodhur. Kështu që Cungu është detyruar të marrë në telefon menaxherin e tij, i cili i ka sqaruar këtë çështje, duke mos pranuar më kthimin e tij te Vllaznia.