
Klubi i Romës është futur në merkato për të gjetur zëvendësuesin e Nicola Zaniolo, i cili pësoi dëmtimin e rëndë në ndeshjen ndaj Juventus. Talenti italian dëmtoi ligamentin e gjurit dhe për pasojë e mbylli sezonin futbollistik.
Sipas Sky Sport verdhekuqtë kanë menduar për zëvendësimin e Zaniolo, sulmuesin e Liverpool, Xherdan Shaqiri. Futbollisti me origjinë shqiptare nuk ka gjetur shumë hapësira tek Kampionët e Europës dhe një ndryshim ambienti do të ishte opsioni më i mirë për të. Deri tani nuk ka një ofertë zyrtare nga Roma në drejtim të Liverpool, por transferimi pritet të mbyllet në formën e huazimit deri në fund të sezonit.
Poll