Ky vit mesa duket do të jetë mjaft i rivalizuar në Kategorinë Superiore. Pas disa afrimeve cilësore, Tirana ka gati qershinë mbi tortë. Supersport raporton se bardheblutë kanë arritur akordin për të transferuar në kryeqytet Kristal Abazajn. Ish lojtari i Luftëtarit luan me Anderleht dhe janë këtë të fundit qe janë dakortësuar me bardheblutë për tia bashkuar organikës së Ard Memës. Nuk ka ende asgjë zyrtare, por nëse kjo tratativë do të përfundojë me sukses, atëhëre pa frikë Tirana është pretendente kryesore për titull kampion. Me një organikë mjaft të pasur dhe me shumë cilësi, ekipi kryeqytetas futet në vallen e skuadrave që do të luftojnë për titull. Le të presim.

Poll