
Rexhinaldo Faite është një nga lojtarët më të spikatur në fushë dhe jashtë saj në skuadrën e Kukësit.
Sulmuesi nga Mozambiku është ftuar në Kombëtare dhe një gjë
të tillë e ka bërë vetë me dije përmes një njoftimi në rrjetet sociale. Ai
shprehet mjaft i lumtur dhe falënderon publikisht stafin teknik për mundësinë e
dhënë.
"Jam shumë i lumtur që mora vesh se do të luaj me skuadrën time përfaqësuese.
Faleminderit sërish, stafit teknik për besimin e dhënë. Ndihem i nderuar dhe
krenar që do të luaj për vendin tim.
Jam optimist që do të bëjmë historinë. Besoj shumë. Ne jemi të aftë dhe kemi treguar se në çdo stadium mund të fitojmë. Do të jetë e vështirë, por do ta bëjmë", ka treguar Rexhinaldo.
Kujtojmë që në ekipin verilindor, afrikani ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të problemeve me stafin teknik. Megjithatë tashmë puna e tij është shpërblyer duke u ftuar edhe në përfaqësuesen e Mozambikut.