Filip Lahm do t'i japë fund karrierës së tij si futbollist në verën e këtij viti. Prestigjiozja gjermane "Bild" shkruan se kapiteni i Bajern Mynih nuk do të përmbushë kontratën me klubin që skadon në 2018-ën pasi do ta ndërpresë atë një vit para kohe.
Në moshën 33-vjeçare, ish-kapiteni i Gjermanisë ka vendosur t'i japë fund një karrierë futbollistike shumë të suksesshme gjatë së cilës ka fituar ndër të tjera një Kupë Bote me "panzerat" dhe një Champions League me Bajernin, pa marrë parasysh kampionatet, Kupat e Gjermanisë, Superkupat, një Botëror për Klube dhe një Superkupë Europe.
Ndërkohë, lajmi tjetër që raporton "Bild" është se Filip Lahm nuk ka pranuar as rolin e drejtorit Sportiv te Bajern Mynih, pozicion i lënë vakant pas largimit të Matias Samer.
Tashmë emri potencial që pritet të marrë rolin e Drejtorit Sportiv te Bajerni është Max Eberl, Drejtori Sportiv aktual i Borusia M'Gladbah.
[caption id="attachment_80751" align="alignnone" width="1019"] Lajmi i Bild per largimin e Lahm nga futbolli ne veren e ketij viti[/caption]