
Klubi i Romës mund të përfitojë miliona euro nëse Liverpooli fiton sot trofeun e Champions League. Kjo nuk është një shaka, pasi verdhekuqtë mund të sigurojnë 5 milionë për shkak të ish-lojtarëve të vet Mohamed Salah dhe portierit Alisson Becker.
"Il Romanista" raporton se italianët në bazë të marrëveshjes me Liverpoolin kanë të drejtë të arkëtojnë 5 milionë € bonus nëpërmjet transferimeve të dy futbollistëve.
Prandaj, klubi legjendar italian ka një arsye të fortë sot për të mbështetur Liverpoolin dhe pret padyshim sukses ndaj Tottenhamit.
Poll