Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E BUJSHME/ Milan ëndërron lavdinë, kuqezinjtë në "gjah" për kampionin e botës

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Milan ëndërron lavdinë, kuqezinjtë në

Milan nuk arriti këtë sezon të ndërtojë një ekip me yje. Kuqezinjtë kanë hedhur sytë për të ardhmen duke menduar për disa lojtarë të cilëve në fund të këtij edicioni u skadon kontrata. Adrien Rabbiot ka hyrë në radarin e francezëve prej kohësh, por së fundmi është shtuar në "listën e dëshirave" të "Djallit" dhe mesfushori i Chelseat Cesc Fabregas. 31-vjeçari spanjoll e ka humbur totalisht rolin e tij te "Blutë" në dy sezonet e fundit në kohë që drejtohej nga Antonio Conte. Por italiani tjetër Maurizio Sarri nuk ka mbetur i kënaqur nga ish-futbollisti i Arsenalit dhe Barcelonës duke preferuar më tepër N'Golo Kantenë. Duke parë që merkatoja e këtij sezoni ka përfunduar, drejtuesit e Milanit do të presin vitin e ardhshëm për të marrë pa para Fabregasin, të cilit i skadon kontrara me ekipin londinez.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga