Diana është një 13-vjeçare nga Lezha, e cila është nxënëse në shkollën 9-vjeçare "Besëlidhja". 13 vjeçarja vuan skolioza e kolonës vertebrale. Asaj i duheshin 30 mijë euro për të kryerë operacionin në Kroaci.
Fale ndihmës së emisionit "Shqiptarët për shqiptarët", Djana u çua në Kroaci, ku u bë operim, madje doli me sukses.
Për vizitë te Djana shkuan dhe figura të njohura si kryebashkiaku i Zagrebit, ndërsa surpriza më e madhe ishte mesazhi i mesfushorit të Real Madridit, Luka Modriç.
Futbollisti i dërgoi një mesazh Djanës, ku i uronte shërim të shpejtë.
"Djana të uroj shërim sa më të shpejtë. Të uroj që të bëhesh shumë shpejt mirë. Të përshëndes nga Madridi", ka thënë Modriç.
Vogëlueshja është tifoze e zjarrtë e Real Madridit, prandaj në Kroaci komunikuan me Modriçin, që ai t'i bënte videomesazhin./Newsport.al