
Ndonëse është një skenar që askush nuk dëshironte ta imagjinonte, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka pohuar se klubi duhet të jetë gati për ditën kur Lionel Messi të varë këpucët mbi gozhdë.
"E di që një ditë ai do të thotë se po tërhiqet dhe ne duhet ta përgatisim klubin për atë ditë", tha ai për "BBC":
"Ne po sjellim lojtarë të mëdhenj dhe të rinj në ekip, sepse ne duhet të vazhdojmë këtë epokë suksesi. Kjo është përgjegjësia jonë. Presidenca ime do të përfundojë pas dy sezonesh, kështu që dua ta lë klubin në një pozicion të shkëlqyeshëm dhe t'i tregoni kryetarit të ri se kjo është trashëgimia jonë ",-shtoi ai.
Një çështje që ka detyruar klubin katalanas të investojë në emra të rëndësishëm si Frenkie De Jong, Ousmane Dembele, Arthur, Jean-Clair Todibo dhe Emerson.