Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ Armando Sadiku mund të transferohet te Bazeli, "Blick" jep lajmin e madh

Shkruar nga NEWSPORT

Armando Sadiku përfundon në listën e dëshirave të merkatos së Bazelit.

Drejtori Sportvi i klubit më të titulluar në Zvicër, Marco Streller ka nisur kontaktet me lojtarët që do të kërkojë të afrojë në merkaton e verës.

Prestigjiozja zviceriane "Blick" shkruan me siguri se edhe sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, i cili luan për Luganon, tashmë është një element që po monitorihet nga Bazeli.

Sipas informacionit që jep "Blick", kampionët e Zvicrës nuk do të pësojnë ndonjë revolucion, por e sigurt është se do të bazohen te lojtarë të rinj në moshë dhe Sadiku e plotëson këtë kusht.

"Blick" ka paraqitur përmes një liste, emrat e lojtarëve që janë kandidatë për të veshur fanellën e Bazelit sezonin e ardhshëm, ku gjendet edhe Armando Sadiku.

Në rast se do të ndodhte një transferim i tillë, Sadiku do të bashkohej me Taulant Xhakën te skuadra kampione e Zvicrës.

Sadiku është në kontratë me Zyrihun, klubi që ka në pronësi kartonin e tij dhe që e ka huazuar aktualisht sulmuesin te Lugano. / NEWSPORT.AL

[caption id="attachment_110895" align="alignnone" width="661"] Faksimile e lajmit te 'Blick" qe raporton se Sadiku, Gavranovic dhe portieri Benaglio jane deshirat e Baselit per merkaton e veres[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga