Ekipi i Partizanit momentalisht është pa trajner pas largimit të Franko Lerdës. Një prej emrave të lakuar për stolin e të kuqve është dhe ish trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi. I ftuar në studion e Neës 24, Shehi u shpreh edhe për të ardhmen e tij tek Partizani. Në fjalën e tij Shehi nuk e mohoi interesimin dhe mundësinë për të qenë pjesë e klubit të kuq.
“Profesioni i trajnerit është shumë i vështirë. Kush e prek vetë e di vështirësinë. Ky fenomen është në të gjithë botën, por këtu është pak e theksuar. Trajnerit duhet ti lësh kohë, që të shpreh veten dhe tia transmetoj atë skuadrës. Tirana ka ndëruar dy trajner në pak kohë dhe kjo është diçka jo e mirë për vetë grupin e lojtarëve”, tha Shehi.
E ardhmja tek Partizani?
“Në futboll merkato e futbollistëve është dy herë, ndërsa trajnerët e kanë merkaton gjithmonë të hapur. Unë për etik per trajnerët dhe drejtues, nuk do të komentoja dhe mos të flisja për këtë rast për sa kohë nuk është akoma konkrete”, u shpreh Shehi