
E ardhmja e Mauro Icardit do të jetë sërish në Paris. Sulmuesi argjentinas u huazua këtë sezon te PSG-ja nga Interi pasi ishte jashtë projektit të trajnerit Conte.
Sezoni në Francë është mbyllur përfundimisht pas vendmit të Qeverisë prej shkak të pandemisë së Covid-19. Në këtë mënyrë kampionët e Francës po mendojnë për merkaton e radhës. PSG-ja dëshiron ta marrë përfundimisht kartonin e Icardit dhe sinjalet janë pozitive.
Drejtuesit e klubit kanë nisur nga puna për të ulur disi shifrën prej 70 milionë euro, por kjo mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigja e Interit që nuk dëshiron rikthimin e tij në Milano.
Poll