
Agjenti i shqiptarit Elseid Hysaj, ka lënë të hapur mundësinë e largimit të shqiptarit nga Napoli. Ai ka thënë gjithçka do të vendoset të enjten ose të premten, ku do të ketë një takim mes tij dhe presidentit të Napolit Laurentiis. Giuffredi i cili është agjenti i Hysajt, është shprehur skeptik në lidhje me të ardhmen e 22-vjeçarit te Napoli, pasi klubi italian nuk ka bërë akoma një ofertë zyrtare.
“Unë do të takohem me Napolin të enjten ose të premten. Ne do të diskutojmë pjesën financiare të kontratës me presidentin Aurelio de Laurentiis dhe drejtorin sportiv, Giuntoli”.
“Nënshkrimet do të vijnë vetëm atëherë kur do të ketë një pikë të përbashkët për këto aspekte, por kjo s’do të ndodhë këto ditë. Hysaj ka dëshmuar vlerën e tij, dhe nuk do të jetë takim i vështirë e as i gjatë”.
“Një klauzolë? Unë nuk e di nëse Napoli do ta ofrojë atë. Nëse kjo ndodhë, ne do ta pranonim”.
“Eshtë një start i punës për vitet tjera, një çmim që ia vë vetes”, deklaroi agjenti i Hysajt Maio Giuffredi për Radio CRC.