Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E ardhmja e Hysaj te Milan, kuqezinjtë bëjnë hapin e radhës për mbrojtësin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
E ardhmja e Hysaj te Milan, kuqezinjtë bëjnë hapin e radhës

Elseid Hysaj dhe Napoli do ndahen zyrtarisht në verë. Kontrata e mbrojtësit shqiptar skadon me klubin nga Serie A, me palët që nuk kanë ndërmend të ulen në negociata. Il Mattino në Itali bën me dije se Milan është pas mbrojtësit shkodran, me palët që kanë hedhur hapin e radhës.

Nga përtej Adriatikut bëhet me dije se kuqezinjtë kanë nisur negociatat me agjentin e 28 vjeçarit, duke dashur ta afrojnë në skuadër me parametra zero.

Ende nuk ka akord mes tyre, por një gjë është e sigurt, Hysaj dhe Napoli do I japin dorën e lamtumirës në verë njëri-tjetrit. Prej më shumë se gjashtë sezonesh, Hysaj luan në Serie A si titullar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga