Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Dy sulmues për TIRANËN, drejtuesit e skuadrës gati "goditjen" e madhe

Shkruar nga NEWSPORT
Dy sulmues për TIRANËN, drejtuesit e skuadrës gati

Tirana në dy javët e para të kampionatit shqiptar ende nuk e ka gjetur fitoren. U mundën në ndeshjen e parë ndaj Kamzës dhe në takimin tjetër barazuan pa gola në shtëpi. Bardheblutë ende nuk e kanë çuar topin në rrjetë dhe ky është një sinjal shumë i qartë se ekipi ka nevojë për një sulmues të mirfilltë.

Deri më tani mësohet se drejtuesit e skuadrës 24 herë kampione janë vënë në lëvizje për dy sulmues. Bëhet fjalë për një në qendër dhe një krah, mirëpo emra ende nuk bëhen të ditur. Trajneri Ze Maria e ka konfirmuar që ekipi ka nevojë ende për përmirësime në merkato.

Pas 4 ditësh "pazari" i lojtarëve përfundon dhe nuk ka më kohë për t'u menduar shumë gjatë, sidomos kur ndeshja e radhës është në transfertë ndaj Kukësit, një rival i "etur" për pikë.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga