Newsport.al, prej disa ditësh ka çelur dy sondazhe të hapura për të gjithë lexuesit në faqen online të redaksisë.
Sondazhi i parë është për njeriun më të suksesshëm të vitit 2016-të në botën e sportit shqiptar dhe deri në këto momente, trajneri i Kombëtares, Xhani De Biasi renditet në vend të parë, ndërsa pas tij pozicionohet sipas votave të lexuesve, presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Sondazhi i dytë është për gazetarin sportiv më të mirë të vitit. Komentatori dhe gazetari i Supersport, Dritan Shakohoxha kryeson votimin e kryer nga lexuesit e newsport.al deri tani, ndërsa në vend të dytë është moderatorja Vilma Masha që drejton emisionin sportiv "Gol pas Goli" në Supersport.
Votimi do të jetë i hapur deri më datë 31 dhjetor, datë në të cilën do të shpallen edhe fituesit e dy sondazheve në newsport.al.
[caption id="attachment_68327" align="alignnone" width="348"] Sondazhi i newsport.al per njerin e vitit ne boten e sportit[/caption]
[caption id="attachment_68326" align="alignnone" width="348"] Sondazhi i newsport.al per gazetarin/en sportive me te mire te vitit[/caption]