
Të enjten do të luhen dy ndeshjet e radhës të ekipeve shqiptare, të vlefshme për Kupat e Europës. Laçi dhe Vllaznia luajnë sfidat e tyre në shtëpi. Dy takime mjaft të rëndësishme për bardhezinjtë dhe bardhekuqtë të cilët duhet të bëjnë maksimumin për të përmbysur rezultatet e ndeshjeve të para.
Vllaznia do të përballet me Shiroki Brijeg në orën 21:00, ndërsa Laçi me Podgoricën në orën 20:00. Pikërisht këto dy takime Radio Televizioni Shqiptar ka zgjedhur t'i transmetojë pa pagesë për të gjithë sportdashësit shqiptarë. RTSH Sport do të transmetojë takimin e Laçit, ndërsa RTSH HD do të transmetojë sfidën mes Vllaznisë dhe Shiroki Brijeg në orën 21:00.
Poll