Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Dy menaxherë kroat në sfidën e Kategorisë Superiore, lojtari i Kombëtares sërish në "vëzhgim"

Shkruar nga NEWSPORT
Dy menaxherë kroat në sfidën e Kategorisë Superiore, lojtari

Ditën e djeshme u luajt sfida e javës së 13-të në Kategorinë Superiore mes Vllaznisë dhe Teutës e mbyllur në barazim 0-0. Një ndeshje që prodhoi pak raste për shënim dhe skuadrat ndan nga një pikë. Por të pranishëm në shkallët e stadiumit "Loro Boriçi", ishin të pranishëm edhe dy menaxherë kroat për të vëzhguar disa prej lojtarëve që ishin në fushë. Një gjë e tillë është konfirmuar nga administrator I Vllaznisë, Suad Lici në Asamblenë e sotme të zhvlliuar në ambientet e Bashkisë Shkodër. Nga sab ëhet e ditur, dy menaxherët ishin të pranishëm për të parë nga afër mesfushorin dhe kapitenin e kombëtares U-21, Sherif Kallaku, por nuk përjashtohet mundësia që të kenë vëzhguar edhe lojtarë të tjerë.

"Objektivi I Vllaznisë ndër të tjera është shitja e ndodnjë lojtari në merkato dhe mund t'iu them se dje në stadium kanë qenë edhe dy menaxherë kroat për të ndjekur ndeshje dhe për të vëzhguar lojtarët", është shprehur Suad Lici.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga