Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Dy lojtarë nuk stërviten me grupin, probleme për Kukësin para Flamurtarit

Shkruar nga NEWSPORT
Dy lojtarë nuk stërviten me grupin, probleme për Kukësin

Kukësi do të luajë në fundjavë kundër Flamurtarit, ndeshje e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Ky takim do të zhvillohet në Vlorë, ndërsa sot skuadra verilindore ka nisur përgatitjet për këtë sfidë të vështirë.

Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, klubi kuksian ka lajmëruar se grupi ka qenë i plotë, veç mbrojtësit të djathtë, Edis Malikji, i cili është stërvitur i diferencuar si dhe braziliani Ëilliam Cordiero, që ka munguar për shkak të dëmtimit të pësuar në gishtat e dorës.

"Skuadra ka nisur përgatitjet për ndeshjen e Javës së XX-të të Kategorisë Superiore, FC Flamurtari-FK Kukësi.

Seanca e sotme stërvitore është zhvilluar në ambientet e kompleksit sportiv "Internacional", në Pezë Helmes.

Trajneri Armando Cungu i ka dhënë skuadrës ngarkesën e plotë  ndërsa gjatë stërvitjes numri një i bankinës ka provuar edhe disa skema tekniko-taktike me lojtarët.

Mbrojtësi i djathtë Edis Malikji ka realizuar seancën stërvitore i diferencuar nga grupi, për shkak të një problemi muskular ndërsa braziliani Ëilliam Cordeiro ka munguar për shkak të dëmtimit të pësuar në një nga gishtat e dorës së majtë gjatë ndeshjes përballë Laçit", thuhet në njoftimin në klubit verilindor.

Kujtojmë që ndeshja Flamurtari - Kukësi është caktuar të luhet të shtunën në orën 17:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga