Rubin Hebaj është kthyer sërish protagonist në kampionat për Partizani. Sulmuesi shkodran shënoi 2 goola vendimtar në fitore që të kuqtë morën ndaj Flamurtarit ditën e sotme. 21-vjeçari ka shënuar deri më tani 7 gola mes kampionatit dhe Kupës.
Dy golëshi i sotëm ishte i dyti për Hebajn në kampionat pasi në derbin e kaluar arriti të shënonte ndaj Tiranës. Tashmë sulmuesi shënon sërish pasi nga vjen nga stoli dhe i jep fitoren Partizanit. Me golat e tij Hebaj është lojtari që i ka dhënë më shumë pikë skuadrës , 6 të tilla dhe tashmë ”paralajmëron” Tiranën në ndeshjen e radhës.