
Nesër, do të luhet supersfida e javës së 29-të Kukësi - Skënderbeu. Kjo ndeshje është mjaft deçizive për të dy skuadrat për vetë objektivat që kanë.
Me interes pritet gjyqtari që do të vërë drejtësi në këtë takim.
Newsport.al ka bërë një analizë të shkurtër dhe rezulton se dy janë kandidatët për të gjykuar nesër në "Zeqir Ymeri". I pari është Eldorian Hamiti që mban dhe stemën e FIFA-s, ndërsa i dyti është Andi Koçi.
Gjasat janë që në Kukës nesër të jetë Hamiti, megjithatë këtë do të mund të mësojme pas zyrtarizimit nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit. /Newsport.al/
Poll