Dje, Korabi ka zhvilluar miqësoren e tretë përballë Shënkollit, ku kanë fituar me rezultatin 2-1. Ndërkohë që janë aktivizuar dhe dy prej prurjeve të reja, të cilët kanë dhënë sinjalet e para, se vendi i tyre është aty.
Në provë është Marko Mehmetoviç dhe mesfushori Shala. Trajneri Haxhiu ka vendosur t’i vërë në provëe dje përballë Shënkollit dhe që të dy ja kanë dalë të marrin një notë pozitive nga ky takim, pasi Mehmetoviç ka shënuar golin e fitores për Korabin, ndërsa kosovari Shala nuk ka mundur të shënojë, por ka bërë një paraqitje të mirë.
Drejtuesit e klubit pritet të vendosin ditët e ardhme, pasi vetë ata janë shprehur se vendimi për dy prurjet e reja do të merret pas miqësores me Shënkollin. Nuk dihet nëse do të qëndrojnë të dy lojtarët, po Mehmetoviç ka marrë “po”-në e parë pas fitores që i dha skuadrës.