Kombëtarja e moshave U-19 ka nisur nga puna, teksa do të qëndrojë e grumbulluar për një periudhë 3-ditore në kompleksin "Tropikal" në Durrës. Në listën e lojtarëve të grumbulluar ishin edhe dy lojtarë të Laçit, konkretisht Arbër Bytyçi dhe Henri Sulovari.
Klubi kurbinas është krenuar me thirrjen në përfaqësuese të dy talentëve përmes një postimi në faqen zyrtare: "Dy nga talentet tanë janë grumbulluar me kombëtaren U19 të Shqipërisë. Urime Arbrit dhe Henrit!"
Kujtojmë që në krye të përfaqësueses U-19 është Armando Cungu. Si një ish i kurbinasve, shkodrani i njeh mirë mbrojtësin dhe sulmuesin e grumbulluar nga ekipet zinxhire të ekipit të Laçit.

Poll