
Laçi fitoi me përmbysje në transfertën e Korçës përballë Skënderbeut, me rezultatin 1-2. Të besuarit e Shpëtim Duros e kanë siguruar vendin e dytë, si dhe janë në finalen e Kupës së Shqipërisë. Trajneri i Laçit, Duro, foli për Supersport pas fitores, duke u shprehur: “Sigurisht, pas arritjes së objektivit, erdhi koha për të bërë rotacion”.
“Edhe në dy ndeshjet e radhës, do të bëjmë rotacione, që të jemi sa më të freskët në finale. Skuadra duhet të jetë e freskët, sot kishim shumë ndryshime”.
“Nuk besoj se do të jetë një ndeshje e rëndësishme ajo me Partizanin. Ne e kemi arritur objektivin dhe pashë rezultatin e Partizanit, që po ashtu e ka arritur objektivin. Besoj do të jetë një ndeshje jo shumë vendimtare. Do e kalojmë ndeshjen e Partizanit dhe më pas do të fokusohemi te ndeshja e Kupës, që është shumë më e rëndësishme”, përfundoi Duro.