
Trajneri i Kombëtares U19, Nevil Dede në një prononcim për “Fan Zone” foli për ditët e karantinës. Ashtu si të gjithë njerëzit në këto momente edhe Dede i mbyllur në shtëpi tregon si po i kalon ditët e tij.
“Ditët e parat ishin pak të vështira dhe pastaj çdo njeri duhet ta marri me sportivitet. Doja të dërgoja një mesazh pasi duhet të kalojmë me pozitivitet.
Unë nuk kam kaluar shumë kohë me familjen time dhe tani është koha që të laja disa “borxhe”.
Nuk kam kominikuar me shokët e mi kinez këto kohë, kam nostalgji e kujtoj me shumë dashuri atë ekpseriencë në 2008 kur luajta si lojtar.
Përgjigja e kuicit? “Kur vjen ora 3 e ca, goca me vjen direkt me pyet çfarë është kjo çfarë është pyetje. Disa herë e gjej disa herë nuk e gjej, por na vjen edhe pak zor nga opinioni publik”, u shpreh Dede.