
Tirana luan më 28 korrik ora 21:00 përballë Zrinjski Mostar. Kjo sfidë është e kthimit në kuadër të turit të dytë kualifikues për Conference League. E para u fitua nga kampionët e Bosnjës 0-1 në stadiumin “Air Albania”.
Për këtë takim Zrinjski kërkon të shfrytëzojë faktorin fushë, që të arrijë kualifikimin. Kështu ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se çdo tifoz, i cili bën abonimin sezonal, do marrë falas biletën e ndeshjes kundër Tiranës.
Pavarësisht humbjes së parë, Tirana mbetet në lojë për ndeshjen e kthimit. Kujtojmë se goli i vetëm i takimit në “Air Albania” erdhi nga penalltia.
Poll