
Ndeshja Flamurtari-Teuta është mbyllur me rrjeta të paprekura. Skuadra vlonjate ishte më këmbëngulëse në këtë pjesë të parë, por pamundur të konkretizojë si duhet. Ekipi i Teutës ka rrezikuar në disa raste portën e mbrojtur nga Halili, por forma e gardianit vendas është për t'u përgëzuar. Kështu është mbyllur ky fraksion i parë loje me skuadrat që i drejtohen dhomave të zhveshjes për të rinisur takimin pas 15 minutash.
Poll