
Me vetëm dy pikë të grumbulluara në 8 javë të Kategorisë Superiore, Flamurtari ndodhet në situatën më të vështirë të klubit. Edhe pse në vendin e fundit të renditjes, timonieri i skuadrës vlonjate, Dritan Sadedini , i beson skuadrës nga e cila pret rezultatet pozitive. Në pronocimin e bërë për mediat, mbi sfidën me Vllazninë, Sadedini kërkon rezultatet pozitive që nga sfida e mesjavës me Vllazninë.
Sfidat e zhvilluara
"Ekipi stërvitjet e fundit i kam kërkuar të vërë zëmrën dhe shpirtin në fushë. Të vërë karakterin. Janë disa ndeshje që duan shpirtin dhe karakterin, plus anën taktike dhe teknike. Shpresoj që çunat të paraqiten sa më mirë në fushë", u shpreh tekniku vlonjat.
OBJEKTIVI
" Çdo ekip, edhe më i dobëti, dhe më i fundit në renditje kërkon të marrë 3 pikësha. Barazimi është një vlerë e shtuar e pikëve. Ne shkojmë për fitore. Futbolli luhet për fitore", tha Sadedini.