Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Drejtuesit mbajnë fjalën, ulet çmimi i biletave te Vllaznia, dalin në shitje për ndeshjen e radhës

Shkruar nga NEWSPORT

Vllaznia luan të shtunë në 19:45 me Laçin në “Loro Boriçi”. Dueli vlen për javën e dhjetë në Superligë, teksa kanë dalë në shitje edhe biletat. Drejtuesit e Vllaznisë kanë mbajtur fjalën, duke ulur çmimin e biletave për tifozët.

Për të ndjekur këtë duel, në tribunat pas porte tifozët do duhet të paguajnë 200 lekë të reja, teksa në tribunat e tjera çmimet variojnë nga 500 në 1500 lekë. Kujtojmë se pak javë më parë tifozët u ankuan për çmimet e larta të biletave, me drejtuesit që kanë reaguar edhe për shkak se në sfidën e fundit në Shkodër nuk kishte shumë tifozë në stadium.

NJOFTIM:


Duke filluar nga sot nisja shitja online e biletave të ndeshjes Vllaznia- Laçi e cila luhet ditën e shtunë në orën 19.45 në stadiumin "Loro Boriçi". Biletat mund të blini duke klikuar në linqet e mëposhtme:
Bileta.t-ticket.al
Nderkohe sportelet pranë stadiumit do të jenë të hapura:
Të premten 10.00- 17.00
Të shtunën 10.00 deri në orarin e ndeshjes.
Eja edhe TI!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga