Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Drejtori ligjor i FSHF-së flet për zgjedhjet: Federata është plotësisht legjitime, dënimi i Skënderbeut mund të ndryshojë

Shkruar nga NEWSPORT
Drejtori ligjor i FSHF-së flet për zgjedhjet: Federata është

Drejtori ligjor i FSHF-së, Aldi Topçiu është i ftuar në emisionin "Procesi Sportiv", në Top Channel. Gjatë emisionit, Topçiu foli për dënimin e Skënderebut, ku tha se është eksperimental.

"Dënimi që ka marrë Skënderbeu është dënim i mirëfilltë disiplinor. Dua të them se është një dënim shumë i rëndë dhe eksperimental. Edhe vetë trupat e UEFA-s janë një terren të pa provuar më parë, nëse mund ta themi në këtë mënyrë. Ky është një dënim që vë në provë vlerën  e BFDS të UEFA-s dhe duhet të presim se çfarë pasojash do të ketë ky lloj dënimi. Mendoj se dënimi mund të ndryshojë."

Topçiu foli dhe për zgjedhjet e FSHF-së, ku tha se mos njohja e zgjedhjeve është problem vetëm procedurial.

"Është problem proçedurial, nuk ka asnjë pasojë, ndryshe nga çfarë është përfolur. Nuk është problem thlebësor, Federata nuk ka qenë kurrë e paligjshme. Këto janë probleme të trashëguara."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga