
Drejtori sportiv i Tiranës, Arbi Laçi në një prononcim të dhënë për "Supersport" pas shtyrjes së ndeshjes mes Tiranës dhe Flamurtarit ka folu ndër të tjera edhe për merkaton e skuadrës, ku ka theksuar se nëse vjen ndonjë lojtar tjetër, atëherë duhet të jetë më i mirë se këta që janë brenda grupit.
"Skuadra ka qenë e dubluar në të gjithë pozicionet, vendosëm që të ndërhynim në merkato vetëm për lojtar shqiptar. Nuk kam parë ndonjë superaktivitet nga skuadrat e tjera në këtë merkato. Vijojmë për të spikatur lojtarë të tjerë, jemi në kontakte me 2 futbollistë, që kanë kontratë me skuadrat aktuale. Nëse vjen një lojtar në skuadër, duhet të jetë më i mirë nga këta që janë në këtu aktualisht", është shprehur Arbi Laçi.