Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Drejtori i Akademisë së Futbollit Elbasani tregon vështirësitë: Nuk na vijnë lojtarë të elitës, çdo vit kalojmë një kategori

Shkruar nga NEWSPORT
Drejtori i Akademisë së Futbollit Elbasani tregon

Akademia e Futbollit Elbasani është ekipi më i ri i krijuar nga Bashkia elbasanase për të përfaqësuar futbollin atje. Elton Guranjaku ka dhënë një prononcim për fillimet e vështira që po hasen për krijimin e këtij klubi të ri.

Drejtori sportiv për Report Tv ka deklaruar se ka mbështetjen e tifozëve verdheblu. Ai ka treguar synimet e stafit drejtues duke u shprehur:

"Për momentin, 100 përqind është aksionere Bashkia e Elbasanit. Më pas mendohen që do të afrohen edhe aksionerë të tjerë. Kemi pasur donacione të ndryshme nga sponsor të ndryshme. Tani mendimet janë të ndryshme. Por, e rëndësishme është që ne kemi një mbështetje. Ne kemi mbështetje nga "Tigrat Verdh' e Blu" të cilët do ta mbështesin skuadrën gjatë gjithë sezonit. Ne kemi një mbështetje të plotë nga shumica e tifozëve dhe sportdashësve në Elbasan.

Projekti është që çdo vit të kalojmë një kategori. Me këtë grup që kemi formuar, padyshim jemi të gatshëm edhe për vitin tjetër për të kaluar një kategori më lart. Synimi ynë është që dy vitet e para të jemi në Kategorinë e Parë. Vështirësitë janë sepse liga është amatore dhe lojtarët s'vijnë. Futbollistët që kemi kontaktuar kanë luajtur në kategori më të lart".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga