Drejtori sportiv i Vllaznisë Engin Firat, në një prononcim për “RTSH Sport” ka folur për çështjen e Malotës dhe ofertat nga klubet e Superiores si dhe për merkaton e klubit shkodran. Firat është shprehur se për mbrojtësin Malota ka patur vetëm thashetheme dhe se në klub nuk ka mbërritur asnjë ofertë nga skuadrat e Superligës.
Largimi i Malotës ?
“Është folur shumë për Malotën. Ka vetëm thashetheme nuk ka asnjë ofertë, qoftë nga klubi i Kamzës apo Skënderbeut. Malota është një lojtar i rëndësishëm i Vllaznisë dhe ai do të largohet vetëm nëse për të vjen një ofertë nga Emiratet e Bashkuara Arabe ose një klub europian”
Merkato?
“Përsa i përket elementeve që mund të përforcojnë skuadrën kam folur me Hasan Likën, për të sjellë ndonjë lojtar të ri. Nëse do bëjmë afrime, do të na duhet të largojmë disa lojtarë, pasi nuk kemi financa të shendosha. Kam folur me drejtorin Lici dhe kemi ndërmend të provojmë një sulmues algjerian, një mesfushor maqedonas e një shqiptar”, tha Firat.