
Pas fitores së Schalkes mbrëmë ndaj Union Berlin, sot luhen ndeshjet e radhës në Bundesligë. Në fushë do zbresin ekipe si Bayern, Dortmund dhe Leverkusen. Dortmund do ketë një sfidë delikate sot në transfertë, kundër Herha Berlin. Koln ndodhet në vendet e fundit në rënditje ndaj do kërkojë që sot mos të dalë pa pikë, ndaj Augsburg. Paderborni pasi befasoj Dortmundin, të njëjtën gjë do kërkojë të bëjë edhe sot në shtëpi ndaj Leipzig.
Hoffenheim nuk mund të gabojë sot ndaj Dusseldorf, pasi vetëm kështu mund të afrohej me zonën e Europa ligë. Në 18.30, Bayern dhe Lerverkusen do ''masin forcat '' në Allianz Arena, pas një mesjavë të lodhshme në Champions.
Poll