
Erling Haaland do të jetë një nga largimet e radhës të Dortmund. Sulmuesi norvgjez po shkëlqen këtë sezon dhe shumë klube "BIG" kanë nisur negociatat. Pak ditë më parë babai i tij takoi presidentin e Real Madrid dhe Barcelonës për të futur rreth së ardhmes. Te Dortmund duan të evitojnë surprizat dhe janë "dorëzuar" duke pranuar largimin e Haaland edhe pse kjo do të bëhet për një shifër rekord prej 150 milionë eurosh.
Mediat gjermane bëjnë me dije se Dortmund ka piketuar edhe pasuesin e Haaland. Bëhet fjalë për Sasa Kalajdzic që luan me Stuttgard e këtë sezon ka shënuar 13 gola e asiste në 26 ndeshje. Drejtuesit e Dortmund do ta blejnë lojtarin para se të shesin Haaland dhe shifra e kartonit të Kalajdzic do të jetë rreth 30 milionë euro.