
Kritjan Asllani, sulmuesi i Empolit dhe Kombëtares shqiptare U-21 ka shkëlqyer me italianët. Në fitoren 5-0 të Empolit U-19 me moshatarët serbë të Crvena Zvezda për Youth League, Asllani ishte deçiziv me dopietë.
Para dy ditësh Asllani mori minuta me ekipin e parë në Serie A, teksa dje ia doli që të gjente dy gola me të rinjtë e Empolit.
Asllani tundi rrjetën fillimisht në minutën e 16-të, teksa është dashur pjesa e dytë dhe konkretisht e 65 minutë për dopietën personale. Empoli kalon kështu serbët për moshat U-19 me rezultatin e përgjithshëm 6-1, duke kaluar më tej në Champions League e të rinjve.
Poll