
Partizani do luajë më 7 korrik në transfertë, ndeshjen e parë të turit parë në Conference League. “Demat” do kenë përballë Saburtalon nga Gjeorgjia.
Dhe pse tifozët e Partizanit kanë udhëtuar në disa transferta europiane sezonet e shkuara, largësia nuk e mundësonte që një udhëtim i tillë të organizohej. Për këtë ka menduar klubi i kuq, i cili vjen me një njoftim në rrjetet sociale.
“Klubi dëshiron të njoftoj tifozët e Partizanit, për takimin Saburtalo - Partizani, i vlefshëm për turin e parë të UEFA Europa Conference League.
Të gjithë të interesuarit të cilët dëshirojnë të jenë të pranishëm në trasfertën e Gjeorgjisë mund të kontaktojnë apo të paraqiten pranë agjencisë së udhëtimeve "DD TRAVEL", e cila ofron një paketë të veçantë në të cilën përfshihet:
1- Bileta avionit me Charter nga Tirana
2- Transferta Aeroport- Hotel - Stadium - Aeroport
3- Akomodim në Hotel
4- Bileta në stadiumin "Tengiz Burjanadze" të qytetit Gori
Më poshtë gjeni kontaktet :
Email: [email protected]
Phone Number: +355 682034044”, shkruan klubi i Partizanit në rrjetet sociale.