Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Doni të bëheni pjesë e Dinamos? Nga e hëna, mos u mendoni dy herë (NJOFTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Doni të bëheni pjesë e Dinamos? Nga e hëna, mos u mendoni dy

Klubi i Dinamos ka bërë me dije se ka hapur seleksionimet për skuadrat e moshave. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, dinamovitët tregojnë se të hënën mirëpriten të gjithë ata që duan t’i bashkohen klubit 18 herë kampion të Shqipërisë.

Projekti është i qartë: Evidentimi i elementëve cilëorë dhe promovimi i tyre për t’i shërbyer në një të ardhme ekipit të parë. Në lajmërimin për mediet thuhej:

“Akademia Dinamo hap seleksionimet.

Pas një viti të suksesshëm që kulmoi me ringritjen e ekipeve U17 dhe U19 në Superiore, akademia dinamovite bëhet gati për sezonin e ri.

Ditën e Hënë, datë 8 Gusht në orën 19:30, ju mirëpresim në Qendrën Stërvitore të ekipeve kombëtare në Kamëz, nën drejtimin e një grupi trajnerësh profesionistë.

Numër kontakti:

U21 - 0694400661

U19 - 0693416449

U17 - 0696999002

Ju ftojmë të bëheni pjesë e akademisë Dinamovite, e cilësuar ndër vite si shkolla e futbollit në Shqipëri!”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga