Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Dokumentacioni i Tiranës është i plotë”, E konfirmon shefi i Sektorit të Licencimeve në FSHF: Brenda javës UEFA vendos për secilin klub

Shkruar nga NEWSPORT
“Dokumentacioni i Tiranës është i plotë”, E

Kategoria Superiore do të rikthehet të luhet sërish ditën e mërkurë. Klubet shqiptare do të mbyllin në fushë këtë edicion, ndërsa kanë punuar dhe tani janë pritje të licensimit nga UEFA për të marrë pjesë në ndeshjet Europiane. Në një prononcim për “Syri TV”, shefi i Sektorit të Licencimeve në FSHF, Eduart Gjini ka treguar se brenda kësaj jave klubet do të informohen nëse do të pajisen me licens apo jo.

“Klubet shqiptare i kanë plotësuar katër kritere, përveç atij financiar dhe dokumentacionin e kanë dorëzuar në UEFA. Përveç 10 klubeve të Superiores, për të marrë licenën kanë aplikuar edhe Apolonia e Kategorisë së Parë dhe dy ekipe femrash. Brenda javës Komisioni i Licencimit në UEFA do të marrë vendimet për secilin klub”, tha Gjini.

Tirana – Mund të jap me garanci që dokumentacioni i klubit të Tiranës është i plotë. Tirana ka bërë përmirësime të dukshme, por është Komisioni ai që do të vendosë nëse Tirana do ta marrë apo do t’i refuzohet licenca.

Aplikimi - Të gjitha klubet e Superiores kanë aplikuar për licencën, pasi do t’u duhet jo vetëm për të luajtur në Kupat e Evropës, por do t’u duhet që të luajnë edhe në kompeticionit në vend.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga