
Rei Manaj do të largohet nga Barcelona B gjatë kësaj merkato. Sulmuesi shqiptar firmosi sezonin e kaluar te blaugranët, por pa mundur të debutoi në ekipin e parë. Tashmë lojtari po bëhet gati një tjetër aventurë dhe është pranë kalimit në Turqi. Eksperit I merkatos, Gianluca Di Marzio bën me dije se Kasimpasa, skuadër që militon në Superligën turke ka "trokitur" në derën e Barcelonës për të marrë shërbimet e Manajt.
Marrëveshja mes dy klubeve është një fazë të avancuar dhe shumë shpejt mund të mbyllet gjithçka. Tashmë Turqia është kthyer në një destinacion të preferuar për lojtarët shqiptar. Pas Sadikut edhe Manaj pritet që këtë sezon të luajë në Turqi.
Poll