
Wanda Nara është rikthyer të flasë për jetën e saj private dhe krizën me Mauro Icardin. Në një intervistë të dhënë së fundmi, modelja e njohur ka zbuluar bisedat që ka bërë me sulmuesin e PSG-së pasi zbuloi se ai e kishte tradhëtuar me China Suarez. Sipas, Wanda Narës, Icardi do të linte futbollin nëse çifti ndahej, ndërsa ai i kishte kërkuar falje për këtë tradhëti dhe Ëanda tani i beson verbërisht.
“Ai më ndoqi për të më kërkuar, për të folur. Më tha që nëse ndaheshim do të tërhiqej nga futbolli. Ishte ai që më tha se kishte një takim dhe se nuk kishte ndodhr asgjë tjetër. E pranoi se ishte marrëzi, gabimi më i madh i jetës së tij. Mauro me tregoi si shkuan gjerat, i vjen keq. E pashë ne sy, ishim vetem, besoj në pendesën e tij. Mendoj se nuk është ajo cfare duam. E kuptoj që një futbollist ka një miliona mundësi, por i besoj verbërisht Mauros”, u shpreh Wanda Nara.