
Derbi Partizani-Tirana është progrmuar për t'u luajtur ditën e premte në orën 19:00 në stadiumin e ri "Air Albania". Sfida e vlefshme për javën e 15-të të Kategorisë Superiore vë përballë dy ekipet e kryeqytetit. Tirana vjen në këtë ndeshje pa trajner pasi nga skuadra është larguar Julian Ahmataj dhe drejtimin e ekipit për këtë ndeshje e ka marrë Egbo. Trajneri i portierave do të drejtojë bardheblutë ndaj Partizanit dhe në një intervistë për "Top-Channel", është shprehur se beson te lojtarët që nëse do të japim maksimumin do të bëjnë diçka pozitive.
"Është normale që duhet të sakrifikojmë, duhet të sakrifikojmë të gjithë si skuadër. Nuk kemi shumë çfarë të bëjmë, kjo është situata. Duhet të japim maksimumin që të ecim para pasi çdo ndeshje është e vështirë, jo vetëm derbi. Kjo ndeshje me Partizanin është thjesht ndeshje e radhës. Vijmë nga një situatë e vështirë, por çdo gjë mund të ndodh. Futbolli është i tillë dhe i ka të gjitha rezultatet brenda.
Nuk ka rëndësi sa ndeshje ke fituar më parë, është skuadra që e bën një ndeshje të vështirë apo të lehtë. Nuk kam shumë se çfarë të ndryshojë nga Mema apo Ahmataj, as unë dhe as kush tjetër që mund të vinte pasi kishim vetëm 3 ditë kohë për t'u përgatitur. Taktika nuk është e rëndësishme nëse nuk jep maksimumin, ndërsa përsa i përketë qendrimit tim në krye të pankinës do t'i marrim ndeshjet një e nga një e më pas të shohim. Vendimi do të jetë i klubit jo i imi dhe unë jam këtu për të ndihmuar skuadrën e është kënaqsia ime. Besoni se do ta fitoni këtë ndeshje? Inshalla me kismetë. Besoj me çdo mundësi që do të kemi do të japim 100%. Nëse çunat do të japin 100% e tyre, besoj se mund të ndryshojmë diçka", u shpreh Egbo.