Vllaznia luan këtë fundjavë kundër Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e shtatë të Superiores. Selami Jenishehri i bën thirrje Alban Xhaferit që t'i krijojë mundësinë e një bashkëbisedimie me 4 sulmuesit kuqeblu.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-deputeti i opozitës së re nuk heziton, përkundrazi jep mendimin e tij në Facebook. Nëse një gjë e tillë s'do të ndodhë, ai i kujton se sa keq do të ndihet para tifozërisë.
"Alban Xhaferi. Po refuzove me i fol unë veç 20 minuta 4 sulmuesve të mundshëm me Tiranën, që ti s'i merr me mend sa i ndihmon, do ndihesh keq para tifozërisë", shkruan ai.
Kujtojmë që ndeshja Vllaznia - Tirana është programuar të luhet të shtunën në orën 16:45.

Poll