
Sulmuesi i Fenerbahces dhe i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka folur për mediat turke, teksa nuk ka harruar të urojë gjithë të mirat për rivalët e tij te Galltasaray, Fatih Tehrim dhe zëvendëspresidentin Albayrak që janë prekur nga Covid-19.
"Jo vetëm si një vend, por ne po kalojmë një proces shumë të vështirë në të gjithë botën. Dua t’i uroj gjithë të mirat dhe shëndet trajnerit të Galatasaray, Fatih Tehrim dhe Abdurrahim Albayrak. Të gjithë ata që rezultuan pozitiv, familjet dhe të dashurit e tyre le të kenë ndihmën e Zotit.
Puna jonë bëhet në shtëpi falë klubit tonë. Pajisjet tona janë në një nivel shumë të lartë, megjithëse jemi në shtëpi. Dua të falënderoj klubin tonë.
Situata - Pak e vështirë, natyrisht. Shpresojmë dhe duam të kthehemi në kampin stërvitor dhe të bëjmë stërvitjet tona duke kaluar këtë periudhë në një kohë të shkurtër.
Ne patjetër duhet të dëgjojmë autoritetet. Shteti ynë mori të gjitha masat paraprake. Si individ, detyra jonë nuk është të largohemi nga shtëpia. Kjo duhet të jetë primare", tha Muriqi ndër të tjera.